Lajmet e fundit
Emri i Casillas është lakuar tek largimi nga Real Madrid ndërsa ajo që çuditë në deklaratën e Rodriguez është largimi i mundshëm i Ronaldos.

Ish portieri i Real Madridit, Agustin Rodriguez e sheh si të pashmangshëm largimin e legjendës së klubit Iker Casillas dhe atë të asit portugez, Cristiano Ronaldo.
"Jam i sigurtë që Casillas dhe Ronaldo do të largohen në fund të sezonit. Për më shumë lexoni gazetat e të mërkurës. ", theksoi Rodriguez.
Tifozët nuk janë aspak të kënaqur me performancën e gardianit të portës mbretërore, ndërsa Ronaldo duket se nuk është i kënaqur me qëndrimin e tij në Bernabeu dhe mund të jetë në kërkim të një ambienti tjetër.