Lajmet e fundit
James Rodriguez ka thënë që ndihet i lumtur të luajë kurdo që Real Madridi kërkon prej tij, pavarësisht se nuk ka pasur rol të madh në sezonin e parë në La Liga.

Rafa Benitez këtë javë morri drejtimin e Realit, por James nuk ka dyshime për pozitën e tij në klub.
Kolumbiani ka arritur me lojtarët nga kombëtarja për të marrë pjesë në Copa America. Ai ka pranuar që të luajë si mesfushorë ofanziv për Jose Pekermanin dhe ka thënë që kjo pozitë është më e natyrshme për të.
“Jam i qartë me atë që Pekerman dëshiron nga unë. Në Real Madrid luaj pak më prapa, por unë përsëri do të luaj aty ku më kërkohet” ka thënë Rodriguez.
23 vjeçari ka shënuar 17 gola në 46 paraqitjet për klubin prej debutimit të tij.
“Jam i lumtur që jam përsëri me kombëtaren. Jam i entuziazmuar dhe po ndihem shumë mirë para Copa America. Do të jetë e vështirë por nuk dua që të humbim, do të japim më të mirën për të fituar këtë trofe” ka thënë Rodriguez.