Lajmet e fundit
Kolumbiani mori një lëndim në gju në përballjen e Kolumbisë me Perunë, të mërkurën mbrëma.

James Rodriguez është lënduar në përballjen e Kolumbisë me Perunë, të mërkurën mbrëma dhe pritet të mungojë të shtunën, kur Reali përballet me Espanyolin.
Kolumbiani mori një lëndim në gju pas një ndërhyrje të ashpër. Ende nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave të blerta, por testet thonë që mungesa mund të jetë dyjavore.
Megjithëse mendohej që asi i ‘Los Blancos’ kishte thjeshtë një shqetësim, pas një numri testesh ëshët zbuluar se lëndimi është muskulor.
Kjo pritet të jetë një nga mungesat më të mëdha të Realit dy javët e ardhshme, veçnërisht pas shkëlqimit të tij në ndeshjen e fundit ndaj Betisit.
Veç kolumbianit edhe Danilo është kthyer i lënduar nga angazhimi i tij në kombëtaren braziliane dhe pritet që të mungojë për një muaj.