Lajmet e fundit

Rodrigo Moreno mund të bëhet pjesë e Real Madrid.
Marca bënë të ditur se trajneri i Valencias, Marcelino do të ndihet i qetë vetëm kur merkato të mbyllet pasi që interesimit për sulmuesin e tij nga Seria A e Premier League i shtohet edhe Real Madrid.
Ndikim në këtë transferim besohet të ketë trajneri i ri i Mbretërve, përcjell Klan Kosova.
Julen Lopetegui thuhet se është fans i spanjollit dhe për këtë arsye e zgjodhi atë në mesin e lojtarëve për të udhëtuar në Rusia 2018.
Mirëpo vet Rodrigo më herët ka deklaruar se është i kënaqur me Valencian dhe dëshiron të qëndrojë në Estadio Mestalla.
Statistikat e Rodrigo Moreno kanë bërë që shumë klube të interesohen por për të pasur shërbimet e tij duhet të paguajnë afërsisht 70 milionë euro.
Spanjolli në sezonin e kaluar në 37 ndeshje të luajtura e ka gjetur portën 16 herë.