Lajmet e fundit
Jordon Ibe do të jetë afër dhe nën përcjelljen e vazhdueshme të Brendan Rodgers për t’u siguruar që ai do të ‘shkëlqejë’ për Liverpoolin.

Brendan Rodgers insiston se Jordon Ibes duhet dhe do t’i jepet kohë e mjaftueshme për t’u bërë lojtar me peshë tek Liverpool.
Largimi i Raheem Sterling ka hapur mundësitë për 19 vjeçarin Ibe që të jetë startues, gjë që e ka bërë në mënyrën më të mirë në parasezon.
Megjithatë, menaxheri i Liverpoolit mendon se nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha, së paku edhe një kohë.
“Ky është vit përmirësimi”.
“Të mos harrojmë se Jordon është vetëm 19 vjeçar. Ai fitoi vend në skuadër si shumë i ri”.
“Sezonin e shkuar ai ishte i jashtëzakonshëm, por i duhet dhënë kohë”.
“Ai është brilant, por ka ende punë për të bërë”.