Lajmet e fundit
Jamie Carragher pati shprehur dyshimet e tij për mundësinë që 24 vjeçari ka në mosadaptim tek klubi, por shefi i Reds nuk ka dyshime për këtë gjë.

Brendan Rodgers beson se Christian Benteke do të bëhet “lojtar i madh” dhe do të jetë ndihmë e madhe për Liverpool.
Belgjikasi kompletoi transferimin prej 32.5 milionë funtesh nga Aston Villa në fillim të kësaj jave, por ish mbrojtësi, Jamie Carragher, pati vënë në dyshim ambientimin e shpejtë të tij tek Liverpool.
Por, Rodgers nuk shqetësohet për këtë gjë, pasi ka dyshim në aftësitë e reprezentuesit të Belgjikës.
“Ai ka një numër të madh aftësish dhe do të vazhdojë të përmirësohet”.
“Benteke shënon shumë gola. Ai është ndër sulmuesit më efektiv në Premier League, gjë që është shumë me rëndësi për ne”.
“Kam dëgjuar spekulime se aim und të mos përshtatet në stilin tonë të lojës, por unë mendoj se ai do të na kompletojë ne”.
“Ai është i mirë në ajër, i fuqishëm dhe i mrekullueshëm në kundërsulme. Dhe ai do të përmirësohet edhe më shumë”.