Lajmet e fundit
Trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers ka dhënë një deklaratë në Kuala Lumpur për të ardhmen e sulmuesit, Mario Balotelli.

Balotelli nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe do të mungojë në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.
I pyetur nëse italiani do të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ri, ai ka thënë: “Nuk e di, nuk jam i sigurt, kjo varet nga vet Balotelli”.
Balotelli dështoi të tregojë veten në Anfiled duke realizuar vetëm katër gola se sezonin e tij debutues.
“Ai është duke punuar intensivisht që sezonin e ri të rikthehet i fuqishëm këtë do ta shohim në sezonin e ri” ka thënë Rodgers.
“SuperMario” i ka kushtuar Liverpoolit 16 milionë euro kur u transferua nga Milan, transmeton Klan Kosova.