Nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, por ndeshjen e përfundoi para kohe
Një tjetër pjesëmarrës në këtë lojë të veçantë, që u zhvillua në Shanghai të Kinës, pati nevojë të bartet jashtë fushës, më barelë.
Robotët humanoidë, që janë pjesë kampionatit të parë të këtij lloji, u kontrolluan gjatë gjithë kohës sa luajtën futboll, nga inteligjenca artificiale
Në ndeshjen hapëse u takuan skuadra “Vulcan” nga Universiteti Tsinghua më rivalët e “Blaze Light” nga Universiteti i shkencave të teknologjisë me bazë në Pekin.
Të dyja ekipet i patën nga tre robotë humanodië në fushë, të cilët i zhvilluan dy pjesë me nga dhjetë minutë.
Futbollistët e metaltë janë të aftë ta shikojnë topin në distancë deri në 20m dhe mund ta kuptojnë se ku ndodhet ai, e po ashtu edhe porta ku duhet të shënojnë gol.
Kjo ndeshje në të cilën nuk munguan shënimet i paraprinë kampionatit botëror të robotëve humanoidë i cili do të mbahet më 2026.
Qëllimi i kësaj garë është i qartë - robotët duhet të jenë gati që në vitin 2050 ta mposhtin kombëtaren që do të shpallet kampione e botës në futbollin e luajtur një njerëzit e përnjëmendtë.
https://www.youtube.com/watch?v=kApzv-x2pAM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.