Lajmet e fundit

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto, ka bërë të ditur se ka biseduar me ish-lojtarin e katalunasve, Neymar Junior.
Roberto bëri të ditur se braziliani është i emocionuar për një kthim të mundshëm tek Barcelona.
“Kam folur me Neymarin dhe ai është i emocionuar për një kthim te te Barça. Jam i sigurt që Ney do të kontribuonte shumë për ne, por në fund nuk jam unë ai që vendos. Kështu që ata që janë përgjegjës për të vendosur, nëse ai vjen apo nuk vjen, do të vendosin se çfarë është më e mira për klubin”, ka thënë Roberto, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Neymari u largua nga Barcelona për në PSG në verën e vitit 2017, i cili ishte transferimi më i shtrenjtë i vitit, në vlerë prej 222 milionë euro.