04.04.2023 · përditësuar para 1171 dite1 min lexim
Me plis në kokë e me flamur kombëtar u drejtua drejt ringut herën e fundit.
Aq i motivuar ishte, saqë Roberto Bakaj në raudin e parë e hodhi në tokë boksierin serb, Jovan Sdelar, pasi ky i fundit nuk i përballoj dot goditjeve që morri.
E pas gati pesë mujash “Luani shqiptar” do të ngjitet përsëri në ring, me një kundërshtar goxha me nam që ka 29 ndeshje e po aq fitore.
Megjithatë ai për Minuta e Fundit tha se do të bëjë githçka vetëm për të triumfuar në atë mbrëmje boksi.
Në të njejtën mbrëmje nuk do të luftoj vetëm Roberto, por edhe vëllau i tij Amarildo Bakaj.
Edhe ky i fundit ka mentalitet fituesi. Madje, ai tha se prezenca e vëllait do ta motivoj edhe më shumë në sfidën kundër Jacobs.
Meçet e dy vëllëzërve Roberto dhe Amarildo Bakaj do të zhvillohen në Bochum të Gjermanisë me 30 Prill.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.