16.01.2020 · përditësuar para 2363 dite1 min lexim
Për më shumë se 40 vjet, aktori i njohur, Robert De Niro dhe regjisori, Martin Scorsesse, kanë krijuar filma magjik së bashku.
Ata për herë të parë u takuan në vitin 1973 në krijimin e filmit Mean Streets, ata kanë thënë se kurrë nuk do ta imagjinonin që shoqëria e tyre të zgjaste kaq gjatë.
“Unë e konsideroj veten me fat që kam një shoqëri kaq të gjatë me Martin. Nuk mundem ta imagjinoj jetën time pa të”, ka thënë De Niro.
People shkruan se ata të dy deri tani kanë punuar nëntë filma së bashku duke përfshirë edhe dramën e fundit “The Irishman”, ku luajnë edhe yjet e tjerë si Al Pacioni dhe Joe Pesci, ky film është i nominuar për Oscars.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.