Lajmet e fundit

Robert De Niro ka folur për herë të parë pas njoftimit për ndarjen nga bashkëshortja e tij me të cilën ishte i martuar për 20 vjet, transmeton Klan Kosova.
Aktori lëshoi deklaratë të martën duke konfirmuar ndarjen dhe duke kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë për familjen e tij.
“Grace dhe unë kemi dy fëmijë të bukur. Në po hyjmë në një periudhë tranzicioni në marrëdhënien tonë, e cila është një proces i vështirë, por konstruktiv”, tha De Niro.
“Unë e nderoi Grace si një nënë e mrekullueshme dhe kërkoj privatësi dhe respekt nga të gjithë derisa vazhdojmë të kemi rolet tona si prindër”.
Robert dhe Grace u martuan në vitin 1997 pas më shumë se një dekadë në lidhje.