Lajmet e fundit

Robbie Keane ka paralajmëruar pensionimin e tij nga futbolli në moshën 36 vjeçare.
Sulmuesi deri tash ka qenë pjesë e LA Galaxy, kurse karrierën me kombëtaren e Irlandës e kishte filluar si 18 vjeçar.
Keane kishte debutuar me Boys in Green në vitin 1998 kundër Republikës së Çekisë, kurse mban edhe numrin më të madh të paraqitjeve nga një futbollist në këtë kombëtare prej 145 sish, duke shënuar edhe 67 gola, transmeton Klan Kosova.