Lajmet e fundit
Ish anësori i Real Madridit nuk do të udhëtojë në Azi, pasi vuan nga disa probleme muskulare.

Bayern Munchen do të luajë parasezonin duke mos pasur mundësi të llogaris në shërbimet e Arjen Roben.
Holandezi 31 vjeçar në fillim ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtonte drejt Azisë, por disa probleme muskulare ia bënë të pamunundur këtë gjë.
Robben mungoi në shumicën e ndeshjeve të gjysmëstinorit pranveror të kampanjës 2014-15, për shkak të lëndimit dhe Bayern nuk e ka ndërmend që të rrezikoj para fillimit të sezonit.
Kampioni i Bundesliga do të takohet me Valencian të shtunën, me Interin të Martën ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Guangzhou Evergrande më 23 korrik.