Lajmet e fundit

Krishtlindjet e familjes Kardashian-Jenner është kompletuar të martën, edhe me paraqitjen e Rob Kardashian, që qëndron vazhdimisht larg rrjeteve sociale.
Në një video të postuar në Instagram Story nga motra e tij Khloe Kardashian, 31 vjeçari Rob shihet duke e mbajtur vajzën e tij dyvjeçare Dream, derisa familja shihet së bashku duke i hapur dhuratat në mëngjesin e Krishtlindjeve.
“Urime Krishtlindjet Dream”, dëgjohet Khloe derisa vëllau i saj Rob e kap vogëlushen në faqe.
https://www.instagram.com/p/Br0O7nLhNaT/?utm_source=ig_embed
Rob, që ka vajzën Dream me ish të dashurën Blac Chyna, ka postuar një mesazh të ëmbël për fëmiun e tij të vetëm.
“Urime Krishtlindjet të gjithëve. Ndjenja më e mirë është ta shoh vogëlushen time të lumtur”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.
https://twitter.com/robkardashian/status/1077657327468048384
Familja e njohur ka nisur festat e fundvitit, të hënën, me festën e përvitshme për Krishtlidje që e organizon Kris Jeener, ku kishte edhe një performancë nga John Legend.
Festa “Ëinter Ëonderland Ëhoville” ka ndodhur në shtëpinë e vajzës së saj, Kim Kardashian.