Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se termocentrali “Kosova B” po modernizohet nga kompania amerikane General Electric, po e njëjta kompani e njohur e cila i ka dizajnuar turbinat në vitin 1984.
Sipas saj, njësitë B1 e B2 deri më tash kanë shënuar 215,000 orë pune, njofton Klan Kosova.
“Me investimin në vlerë prej 56.2 milionë euro në KEK, ne po sigurojmë një realizim të ngjashëm për dy dekadat në vijim”.
“Kjo do të thotë që: Kosova B do të prodhojë 30 MW më shumë pa e rritur sasinë e qymyrit e të ndotjes; dhe remontet Kapitale do të jenë të nevojshme një herë në 9 vjet jo njëherë në 4-5 vjet si tani”.
Tutje, ajo ka thënë se punëtorët e KEK-ut e bartin barrën e sigurisë të furnizimit, e me këtë investim po sigurohet që puna e tyre është edhe më e suksesshme e më e lehtë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.