Lajmet e fundit

“Tani është koha për të shpëtuar jetë… Numri i të vdekurve palestinez duhet të ndalet tani. Kjo është arsyeja pse unë do të inkurajoj këshillin e sigurisë që të ndërmarrë veprime … përpara fundjavës”, tha ambasadori i Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nicolas de Riviere, në një konferencë për shtyp të enjten.
"Ne nuk mund të dembelohemi përsëri e përsëri," shtoi ai, përcjell Klankosova.tv.
Më tutje ai tha se zgjidhja e duhur është një armëpushim gjatë Ramazanit.
“Ura e parë që duhet kaluar … është të kemi këtë armëpushim në Ramazan”, tha ai.