Një ish-luftëtar i Çyçavicës iu bashkua shokëve në Memorialin e Dëshmorëve në Bletaj të Vushtrrisë.
Bekim Zenuni u rivarros 27 vjet pas rënies, që për familjarët e bashkëluftëtarët, dita e sotme sa dhimbje solli edhe krenari, raporton Klan Kosova.
Deri tek vendi ku do të prehet përjetësisht, arkivolin e mbuluar me flamurin për të cilin luftoi, ia dërguan pasardhësit e tij, ushtarët e FSK-së, të cilët e lëshuan edhe në varr.
Sakrifica e tij dhe e shumë heronjve të tjerë, u tha se ia bënë republikës themel i palëkundur.
Ndiqni kronikën e plotë në vazhdim:
https://youtu.be/l6T9oEJtwXI
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.