Lajmet e fundit

Sfida në mes të Chelseas dhe Arsenal që zhvillohet sot nga ora 13:45 në kuadër të javës së gjashtë në Preimer League ka zënë kryetitujt e shumë mediave të huaja për rivalitetin e saj.
Kjo sfidë bartë emrin e derbit edhe jashtë fushës, janë trajnerët Jose Mohurinho dhe Arsene Wenger dy protagonistët më të mëdhenj të saj.
Ata njihen për kohë të gjatë si rival në futboll, por kohëve të fundit ky rivalitet është shfaqur edhe më shumë, ndërsa ka pasur raste edhe të përballjeve fizike në fushë.
Dilemë e këtij takimi nuk është vetëm se kush do ta fitojë atë sot, sa do të jetë rezultati dhe kush mund të jenë golashënues, por se edhe a do të ketë shtrëngim duarsh në mes Mohurinho dhe Wenger.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur herën e fundit, por mbetet të shihet nëse do të ndodhë sot, transmeton Klan Kosova.