Lajmet e fundit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka një obsesion për futbollistin e Real Madridit, Casemiron.
“Njerëzit flasin për Iscon dhe Gareth Bale por për mua, lojtari më i rëndësishëm do të ishte Casemiro, pasi që pa të, ekipi nuk mund të luajë njësoj”, tha Allegri.
“Ai është njeriu që i jep balancim Të Bardhëve dhe për mua, është fundamental. Ai nuk është futbollisti më i bekuar teknikisht, por performanca e tij është fundamentale”, shtoi menaxheri italian.