Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Celtic-ut, Kristoffer Ajer, ka ngjallur interesim nga rivalët madrilenë, Real Madrid dhe Atletico Madrid, sipas raportimeve nga Football Espana.
Norvegjezi pritet që të largohet nga “Parkhead” në të ardhmen e afërt, pasi që performancat e tij të mira kanë kapur vëmendjen e top klubeve të tjera evropiane.
Në tre vjet te klubi më i trofeshëm skocez, qendërmbrojtësi ka arritur t’i regjistrojë 127 paraqitje, duke arritur që t’i shënojë pesë gola.