Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë të interesuar në transferimin e yllit të Romës, Cengiz Under, sipas raportimeve të Calcio News 24.
Dy rivalët nga Londra po synojnë që ta marrin turkun në radhët e veta, e i cili kushton rreth 50 milionë euro.
Përpos këtyre dy klubeve të Premierligës, për Under janë të interesuar edhe Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
Ai momentalisht është duke kaluar në një formë fantastike te gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në formacionin startues.