Lajmet e fundit
Rivaldo nuk e ka harruar të kaluarën e tij me Barcelonën. Ai ka pranuar se te Barça ka kaluar ditët më të mira të karrierës së tij të suksesshme.

Këtë e ka treguar edhe duke dërguar një urim drejt trajnerit dhe klubit katalonas. Ai ka uruar Luis Enriquen për suksesin e tij në debutim në La Liga.
Rivaldo ka premtuar se urimin e tij për Enriquen do ta bëjë edhe duke vizituar atë.
“Dua të të uroj, Luis Enrique, për të gjitha që bëre për Barcelonën këtë vit. Ishte një fillim i vështirë, por vendosshmëria dhe puna jote bëri që gjithçka të shkoj mirë. Ti meriton më shumë sepse jë një njeri shumë i mirë. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde. Këto ditë do të vijë në Barcelonë që të jap një përqafim dhe të të uroj” ka thënë Rivaldo.