Një video e këndshme është bërë virale dhe ka nxitur emocione të mëdha nëpër rrjete sociale të ndryshme.
Aty shihet një baba që ndan një :ritëm të rrahjeve të zemrës" me vajzën e tij të mitur, përderisa ajo ishte duke u rimëkëmbur nga një sëmundje e rrallë.
Opal Trimble, nga Shawnee, Oklahoma, u diagnostikua me melelinë e mprehtë akute (AFM) në mars, kur ajo ishte vetëm pesë muajshe.
Ajo ka kaluar disa javë duke u shëruar nga sëmundja, e cila ndikon në sistemin nervor, në Spitalin e Rehabilitimit të Qendrës së Fëmijëve në Bethany.
Babai i saj, Josh, i tha Good Morning America, që ai e vazhdonte ditën duke e ditur që ajo ishte gjithmonë në zemrën e tij, edhe kur ai nuk mund të ishte me të .
Një ditë prej ditësh babi e përshëndeti Opal duke bërë një lëvizje dore mbi krahrorin e tij, të cilën më pas e përsëriti e bija.
Kjo "rrahje zemre" u shndërrua në diçka të përditshme për dyshen.
Vajza ka vazhduar tretmenet ndërsa lëvizja e dorës, sipas mjekëve tregon se ajo ka përmirësime.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.