Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka publikuar disa fotografi në Instagram.
Ora tregon se ka përfunduar fotosesionin për koncertet e saj që do t’i mbajë në muajin maj.
Rita shkëlqen në këto fotografi dhe duket shumë e bukur, transmeton Klan Kosova.
“Sapo përfundova fotosesionin për koncertin tim në ARENA në maj! Mezi pres që ju ta shikoni atë se si unë dhe skuadra kemi punuar shumë për të dhënë një shfaqje të mahnitshme”, ka shkruar Rita, e cila është në turneun e saj “Phoenix”.
https://www.instagram.com/p/BwZ4wBHBMN8/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.