Lajmet e fundit

Regjisori Waititi ka folur publikisht për fotografinë ku është parë duke puthur të dashurën e tij Ritën dhe aktoren Tessa në ballkonin e shtëpisë së tij në Sidnei.
Pavarësisht raportimeve që u 'qortua' nga drejtuesit e Marvel për sjelljen e tij, ai i tha ET Canada se 'nuk ishte një punë e madhe'.
“A është një punë e madhe? Jo. Nuk po bëja asgjë gabim. Është në rregull”, ka deklaruar ai.
“Mendoj se në botën e internetit gjithçka kalon shumë shpejt”, ka thënë ai kur është pyetur nëse është zemëruar nga vëmendja që fotografia ka marrë në media.