Ylli botëror kosovar, Rita Ora, do performojë sonte në gjysmëfinalen e Eurovizionit, event i cili këtë vit mbahet në Liverpool.
Eventi veç Rita Orës, do shfaqë disa nga telentët tjerë më të mirë edhe nga Evropa, duke përfshirë artistë nga Ukraina, fituesit e Eurovizionit 2022, përcjell klankosova.tv.
Për paraqitjen e sontme, shkruan tashmë edhe vet këngëtarja Rita, e cila fton fansat që ta ndjekin atë duke sonte me fillim nga ora 20.00.

''Është koha e Eurovizionit këtu''.
''Duke dërguar puthje speciale në Ukrainë dhe duke dërguar dashuri për të gjithë garuesit, fat të mirë, shihemi atje!'', shprehet ajo.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.