Këngëtarja e famshme me prejardhje kosovare, Rita Ora, mbrëmë ka qenë mysafire në emisionin e njohur televiziv “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Ora tha se gjatë intervistës me Jimmy është ndjerë shumë mirë, njofton Klan Kosova.
“Unë jam shumë e ngazëllyer që bisedova me Jimmy, po ashtu u ndjeva shumë mirë që patëm performancën e parë live në një emision televiziv të këngës “Carry On”, ka shkruar Ora në Instagram.
“Carry on” është kolona zanore e filmit “Detective Pikachu” dhe është bashkëpunim me DJ Kygo.
https://www.youtube.com/watch?v=AffqJMqgMw4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.