Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, i ka falenderuar të gjithë adhuruesit e saj për dëgjimet që ka marrë ajo në platformën muzikore “Spotify”, transmeton Klan Kosova.
Kjo pasi “Spotify” së fundi ka publikuar statistikat vjetore për secilin këngëtar, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2019.
Ora këtë vit është dëgjuar mbi një miliard herë nga plot 84.7 milionë njerëz në mbarë botën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.