Lajmet e fundit

Megjithatë Rita Ora duket se u pendua për këtë zgjedhje, transmeton Klan Kosova.
“Ishte shumë bukur sepse të gjithë ishin veshur shumë ndryshe ndërsa unë për herë të parë në jetën time u ndjeva e veshur në mënyrë shumë të zakonshme. Shikova rrotull dhe thashë me vete ‘Duhej t’ia kisha vënë zjarrin flokëve ose diçka të ngjashme’”, ka thënë ajo në këtë intervistë.
Tema e Met Gala ndryshon çdo vit, ndërsa sivjet ishte “Camp: Notes on Fashion” që është inspiruar nga një ese e vitit 1964 e filozofes Susan Sontag, në të cilën ajo e përshkruan këtë fenomen estetik si diçka që nuk duhet të flitet për të. “Të flasësh për Camp është sikur ta tradhtosh atë”.
Camp është i ngjashëm me kiçin, mirëpo derisa kiçi ka të bëjë me vetë veprën, camp është mënyrë e performansës.
Ndoshta veshja e Rita Orës ishte zgjedhja më “camp” nga të gjithë :)