Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka përzgjedhur një kostum mjaft interesant për Natën e Shtrigave që në njihet si Halloween.
Përveç kostumit të tejdukshëm me rripa të kuq, ajo në kokë ka vendosur edhe një palë brinjë – e gjithë kjo për t’u maskuar si djall, njofton Klan Kosova.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka publikuar disa fotografi dhe ka treguar se nuk e ka pasur ndërmend të bëjë ndonjë gjë për këtë festë, por pastaj e ka ndryshuar mendjen.
“Nuk doja të bëjë ndonjë gjë për Halloween, pastaj pashë kostumet e të gjithëve dhe u emocionova, kështu që vendosa të bëhem një djall kopshti që pi çaj vetëm”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.