Epo kjo po që është një miqësi shumë befasuese!
Rita Ora u bë bashkë me Russell Crowe dhe të dashurën e tij, Britney Theriot, për një udhëtim me biçikletë përgjatë bregdetit në Sidnei të Australisë.
Këngëtarja u pa e veshur sportive në të zeza teksa bisedonte me Britney, ndërsa aktori e udhëhiqte drejtimin me biçikletë.
Duket sikur Russell dhe Rita kanë krijuar rrethin e tyre të miqve teksa janë të dy në Australi.
Në fund të muajit të kaluar, Russell u takua me plot të famshëm të tjerë australianë, duke përfshirë Chris Hemsworth, Isla Fisher dhe Taika Waititi, për një lojë ragbi në këtë shtet.
Disa ditë më vonë, Rita u pa duke u zbavitur në shopping me Isla-n, gruan e Chris – Elsa Pataky dhe Tessa Thompson.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.