Është pikërisht kryeqyteti i Anamoravës në të cilën Lëvizja Vetëvendosje mblodhi simpatizantët e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Klan Kosova.
Por tek porta kryesore e palestrës sportive në Gjilan nuk është që s'pati telashe. Qytetarët s'u lejuan të hyjnë nga njëra anë, por siç duket, pasi që panë syrin e kamerës së KlanKosovës, një gjë e tillë u lejua më pas.
Edhe dikush tjetër nuk është se kishte pak telashe me stafin e LVV-së, pasi që ai nuk u lejua të qëndrojë në pjesën kryesore të sallës.
Por siç duket, edhe stafi logjistikë harroi shtypjen e disa emrave të zyrtarëve brenda partisë, ani se ua rezervuan dhe me kimik emrin ua shkruan.
Dikë as masa e të pranishmeve s’e pengon që përmes telefonit të ia përcjellë virtualisht atmosferën bashkëbisedueseve.
Nga komuna që e udhëheq LVV, numri dy i listës zgjedhore të kësaj partie, ia uron të parit fitoren.
Kreu i LVV e ka një përshkrim për këtë.
“Me numrin 118 vazhdojmë vërtetë. 118 shkojmë përpjetë. Na me 500 mijë zemra e ata as të thembra”, tha ai.
Madje kur vjen puna se si do të jetë mbrëmja e 9 shkurtit, Kurti duket se i mban mend mirë frazat e tij të fjalimeve, ngase të njëjtën e kishe thënë edhe në Shtërpce.
Por, për Anamoravën as nga ky tubim nuk ka afat se kur do të kryhet autostrada.
Klinikë pas klinike u tha se ishte slogani i shëndetësisë në këtë mandat, e spital pas spitali pas 9 shkurtit, nëse kjo parti fiton.
Kurti beson dhe shprehet se partinë të cilën e drejton nuk ka rival. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=iRAl2LzCOGc&t=25s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.