Lajmet e fundit
Ish-kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand ka komentuar në lidhje me vlerën e lojtarëve anglez në tregun e transferimeve.

Ish mbrojtësi i Manchester United që u pensionua nga futbolli në maj të këtij viti ka qenë edhe vet njëri nga top transferimet kur u bashkua me skuadrën nga Old Trafford në vitin 2002 për 29.1 milionë funta.
“Futbollistët anglez janë shumë të mbiçmuar, kjo është qesharake” ka thënë Rio.
Deklaratat e tij vijnë edhe pas transferimeve të lojtarëve si James Milner dhe Tom Cleverly të cilët u bashkuan si transfero të lira, i pari te Liverpool, kurse tjetri te Everton.
Po ashtu Micah Richards kaloi në Aston Villa si transfero i lirë, Trippier kaloi në Tottenham për 3.5 milione funta, dhe Danny Ings që kaloi te Liverpool.
Krejt vëmendja këtë verë është te Sterling dhe Kane për të cilët skuadrat e tyre janë duke kërkuar nga 50 milionë euro, gjë për të cilën Ferdinand ka qenë shumë kritik.