Lajmet e fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (16:41), nga 2557 vendvotime gjithsej janë rinumëruar 937 prej tyre, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, gjatë ditës, komisioni ka bërë të ditur se ky proces është përmbyllur plotësisht në shtatë komuna.