Kërkesa për investime në klinikën infektive u bë nga drejtoresha e kësaj klinike në një mbledhje të bordit të ShSKUK-së në dhjetorin e kaluar.
Madje alarmonte për infrastrukturën e saj, raporton Klan Kosova.
Por, shpresa e vetme për t’u këndellur infektiva, objekt ky spitalor tejet i mbingarkuar edhe në kohën e pandemisë, janë investimet.
Mirëpo se kur do të nisin, askush s’e di.
Sipas QKUK-së, kjo vonesë është pasojë e mos miratimit të buxhetit.
E, pacientët që janë të hospitalizuar në infektivë, kërkojnë së paku kushte bazike, si ujë të ngrohtë, higjienë e furnizim me çarçafë.
Përveç problemeve brenda, as jashtë klinikes situata nuk është më mirë.
Mbeturinat kanë zënë vend tash e sa kohë në rreth këtyre hapësirave.
Për më shumë, ndiqni kronikën e plotë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.