Një numër i madh i personelit shëndetësor u panë sot tek salla "1 Tetori" në Prishtinë.
Radhët e gjata u krijuan për të marr vaksinën Pfizer, pasi të martën arritën 4 mijë e 680 doza si donacion nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova
Që të shohë gjithë këtë proces të mërkurën në sallën "1 Tetori" erdhi në vizitë Komisionari i Lartë i BE-së, Oliver Varhelyi bashkë me Kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Varhelyi premtoi se Kosova do të marrë edhe një kontigjen tjetër prej 100 mijë vaksina Pfizer.
https://www.youtube.com/watch?v=zM6j0bjKJCg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.