Bateristi i The Beatles, Ringo Starr, ka njoftuar se do ta mbajë një koncert virtual për ditëlindjen e tij të tetëdhjetë, dhe aty do të marrë pjesë edhe Paul McCartney.
Që të dy ishin pjesë e njërit prej akteve më të suksesshme muzikore, The Beatles, në vitet 1960-1970.
Ringo’s Birthday Show, një shou bëmirës që do të transmetohet në YouTube nga ora 20:00, dhe ku do të performojë një grumbuj yjesh tjerë.
“I dua ditëlindjet. Ky vit do të jetë paksa ndryshe. Do ta bëjmë një koncert bashkë – një orë muzikë dhe llaf. Do të jetë një ditëlindje e madhe”.
https://www.youtube.com/watch?v=awBy_K30Pe8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.