Ringo Starr ka anuluar datat e mbetura në turneun e tij pasi rezultoi pozitiv për COVID-19 për herë të dytë, transmeton Klankosova.tv.
82-vjeçari i Beatles anuloi një varg koncertesh në fillim të këtij muaji pasi ai u infektua me koronavirus gjatë turneut.
Edhe pse më parë shpresonte të kthehej në skenë pas rikuperimit, Ringo tani ka njoftuar se pesë datat e fundit të turneut janë anuluar.
“Jam i sigurt se do të habiteni po aq sa unë, u testova pozitivisht për COVID-19”, shkroi ai në Twitter. “Pjesa tjetër e turneut ka përfunduar, paqe dhe dashuri Ringo”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.