Cleveland Cavaliers ka ngushtuar epërsinë prej 3:0 të Golden State Warriors pasi që ka shënuar fitore ndaj tyre në ndeshjen e dytë si vendës.
Kampionët në fuqi ngadhënjyen me rezultat 137: 116 pas një ndeshje të mrekullueshme të LeBron James dhe Kyrie Irving.
Irving pati 40 pikë te Cavs ndërkaq Kevin Durant pati 35 sosh për GSW-në, ndërsa LeBron James pati triple-double prej 31 pikësh, 11 asistimesh e 10 kërcimesh.
Mbetet të shihet nëse në ndeshjen e ardhshme GSW do ta rrëmbejë titullin, apo Cavs do të luftojnë deri në fund duke arritur ta mposhtin në Oracle Arena.
https://www.youtube.com/watch?v=SKDtcZiiJzY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.