Artistja shqiptare Rina Balaj ka ndarë emocionet pas dy netëve të veçanta në Prishtinë, ku ishte pjesë e koncertit të këngëtarit Yll Limani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rina ka falënderuar Yllin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtyre mbrëmjeve, të cilat i ka cilësuar si momente të paharrueshme.
“Dy netë që kom me i majt gjithmonë n’zemer. Prishtinë, ishte një moment shumë i veçantë për mu me qenë pjesë e ktyne koncerteve bashkë me Yllin”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv