Lajmet e fundit

''Unë isha fshehur për një kohë të gjatë, prapa të flokëve të dikujt tjetër’’, kështu u shpreh prezantuesja e Sky TV, Jacquie Beltrao, e cila sqaron sekretin e saj rreth humbjes së flokëve gjatë kimioterapisë dhe vendimit të saj për të përdorur një parukë koke, përcjellë Klan Kosova.
Jacquie Beltrao, zbuloi një tumor në gjoksin e saj të djathtë në dhjetor të vitit 2013, për të iu nënshtruar pastaj edhe kimioterapisë, për të rimarrur vetën menjëherë.
Megjithatë terapia e tillë për sëmundje të ngjajshme ndikon negativisht në pamjet fizike të njeriut gjithashtu, duke e lënë personin në gjendje të tillë të paflokë.
Kështu prezantuesja Jacquie, në një intervistë për Mail Online, shpalosi sekretet dhe detajet e saj rreth sëmundjes që ajo kishte bartur duke shtjelluar momentet e vendimeve të saj:
‘’ Nëse ju jeni shikues i rregullt i Sky TV, ju mund ta keni vënë re se unë kam qenë në paraqitjen e lajmeve këtë javë, kjo për arsye se unë kam vënë flokët e mi artificial gjatë tre ditëve në tre sallone të ndryshme’’.
Kështu ajo ndihej paksa e tendosur nga ajo që kishte përjetuar dhe ende nuk kishte ndarë me dikë dicka të tillë.
‘’Para se të mendoni që unë kam humbur plotësisht vetën time dhe flokët e mi, vendosa dicka të tillë, e di duket ekstravagante, por kjo është pjesë e rëndësishme e jetës sime, edhe pse unë kam arritur të mbajë fshehtësi atë për disa muaj’’.
Ajo tashmë tha se nuk ka asnjë problem nga kanceri, por kimioterapia bëri punën e saj dhe pjesa më e madhe e flokëve të saj humbën, përcjellë Klan Kosova.
‘’Tani jam e pastër nga kanceri, edhe pse kimioterapia bëri punën e saj që flokët e mi të bien disa , kështu unë gjatë trajtimit tim vendosa të njoftohem me sistemin e pajisjes së flokëve, është dicka e përhershme mbi kokë, është zgjidhje e përkryer’’.
Tashmë prezantuesja pasi kishte operuar gjirin për të i shpëtuar kancerit, po merret me një kampanjë në shenjë mbështetjeje të grave të cilat vuajnë nga kjo sëmundje që rrallë herë është e shërueshme.
Ajo tashmë shihet me flokët e saj të mbjellura dhe me rroba banjone duke bërë fotosesionin e saj të modelimit, e që në të shihet sikur të mos kishte qenë asnjëherë e sëmurë, megjithatë vetëm prapa saj fshihen momentet e pikëllimit dhe të trishtimit gjatë atyre momenteve kur ajo vuante nga kanceri, shkruan Mail Online, transmeton Klan Kosova.