Lajmet e fundit

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Eman Rrahmani, deputet i zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore, me Rrahmanin do të flitet për rikthimin e tij në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Me Rrahmanin gjithashtu do të bisedohet edhe për rezultatin e zgjedhjeve të fundit, formimin institucioneve të reja, si dhe për çështjen e presidentit.
A do ta përkrahte Rrahmani një koalicion PDK-VV?
A ka votë ai për Osmanin si presidente?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.