Edicionin e kaluar në UEFA Europa Conferencë League, nuk ia doli!
Ballkani u eliminua me penalti nga Larne e Irlandës së Veriut, duke rënë prej kualifikimeve të këtij kompeticioni në raundin e tretë eliminator.
E pikërisht në këtë fazë, “Xhebrailat” kthehen të luajnë sonte, teksa përballë do të kenë një skuadër tjetër irlandeze, por jo të shtetit të njejtë verior, raporton Klankosova.tv.
Kush në fakt është ekipi i Shamrock Rovers, ndaj të cilit suharekasit e kërkojnë biletën për Playoff-in e Konferencës evropiane?
Kundërshtari i “Portokall e Zinjve” është klubi më i trofeshëm në Republikën e Irlandës. Ndër shumë trofe të fituar, 46 i ka prej më të rëndësishmeve, kampion i këtij shteti plot 21 herë, teksa ka triumfuar në 25 raste në FA Cup.
Ecurinë më të gjatë në eliminatoret e turneut më prestigjioz të kontinentit të vjetër, atë të Ligës së Kampionëve, e kishte në edicionin 2011/12, ku u eliminua vetëm në Palyoff, duke u bërë automatikisht pjesë e grupeve të UEFA Europa League (humbi të gjitha sfidat).
Për të qenë sërish pjesë e fazës finale të një kompeticioni evropian, priti 11 vjet, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, aty ku mori vetëm dy barazime nga gjashtë ndeshje, njofton Klankosova.tv.
Sezoni më i suksesshëm në Evropë për këtë skuadër, ishte edicioni i kaluar!
Shamrock arriti ta mbyll pjesën e rregullt në Conference League i 10-ti, ku nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, e humbi vetëm një, barazoi dy herë dhe mori tri fitore.
Në fazën me eliminim direkt, ra nga Molde e Norvegjisë, përmes penaltive, pasi të dyja këto skuadra morën nga një fitore në dy ballafaqime.
Nga ana tjetër, tre herë kampionët e Kosovës po e kërkojnë suksesin e tretë në këtë turne, duke synuar sërish të bëhen pjesë e finaleve të UECL-së.
Përballja ndërmjet Ballkanit dhe Shamrock Rovers, zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillm në orën 20:30.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.