Skuadra e Ferizajit e ka nisur mbarë edicionin e ri të Albi Mall Superligës në futboll, duke mposhtur Feronikelin'74 me rezultat 2-1.
Goli i mesfushorit Edon Sadriu, në kohën shtesë të pjesës së parë, i dha epersinë vendasëve, duke u bërë njëkohësisht realizatori i parë i sezonit të ri në eliten futbollistike, njofton Klankosova.tv.
Shenjë statistikore si i pari i këtij kampionati, la edhe Florent Avdyli i ekipit nga Drenasi, por jo për të mirë. Ai e dërgoi topin në rrjeten e skuadrës së tij gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, çka bëri që epersia e nikoqirit të rritjen në dy gola.
Megjithatë ajo u shkri 24 minuta më vonë, kur Hasan Hyseni realizon për mysafirët, raporton Klankosova.tv
Kështu edhe mbeti deri në fund, me të kaltërtit që marrin 3 pikët e para në fillim të stinorit.
Në xhiron e ardhshme Ferizaj udhëtont e Malisheva, kurse "Nikli" pret Llapin.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.