Golden State Warriors kanë bërë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e Playoff-it të NBA, duke u ngjallur nga deficiti prej 25 pikësh për të mposhtur San Antonio Spurs 113-111 në ndeshjen e parë në finalet e konferencës perëndimore, njofton Klan Kosova.
Fitorja s’dukej askund në horizont për Warriors, por gjërat filluan t’u shkojnë për shtati, kur në çerekun e tretë të ndeshjes, ylli i San Antonios, Kawhi Leonard, pësoi një lëndim dhe iu desh ta lërë ndeshjen.
Si është më së miri këtë e shfrytëzuan Luftëtarët në krye me Stephen Curry-in që shënoi 40 pikë.
Kjo ishte vetëm ndeshja e parë, ndërsa për t’u kualifikuar në finalen e madhe duhet të fitohen 4 ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=IF90tGH90V4
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.