Lajmet e fundit

Filmi i adhuruar nga audienca e vajzave, "The Devil Wears Prada” do të rikthehet si mjuzikëll.
Tonet e ashpra të Miranda Priestly qe në film është luajtur nga Meryl Streep, do të rikthehen shumë më melodioze.
Filmi i famshëm i 2006–ës flet për një gazetare të re e ambicioze që fillon të punojë në një revistë mode, që e drejton Priestley. Andrea Sachs është një vajzë e re e pasionuar pas gazetarisë e cila fillon punën në një revistë mode, ku shefja e saj është e veshur me ashpërsi dhe ngurtësi.
Meryl Strip, që luan shefen e saj, shfaqet në film si grua me stil, e zonja dhe me karakter të ftohtë.
Përkushtimi ndaj punës dhe efikasiteti i Sachs, shumë shpejtë do ta ngrisin në pozitë. Ky ndryshim në jetën e saj do ta bëjë Andrean të ndërroj sjellje karshi jetës dhe më të dashurve të saj.