Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me ndeshjen e parë të javës së 32-të.
Loja e sotme sjell një takim tejet të nxehtë në Superligën e Kosovës, ku Feronikeli ’74 do të përballet me Gjilanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Për skuadrën gjilanase, ky është një duel jetik, pasi pikët janë të domosdoshme për të mbajtur shpresat gjallë për një vend në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkohë, për Feronikelin e Drenasit, gjërat janë të qarta - kanë humbur mundësinë për të qëndruar në Superligë këtë sezon, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa kjo ndeshje është më shumë një betejë për të mbijetuar, xhiroja e 32-të do të vazhdojë të shtunën me dy takime intriguese.
Prishtina, do të sfidojë kampionin në fuqi Ballkanin në një përballje të madhe që do të zhvillohet në orën 20:00.
Po atë ditë, Malisheva do të presë Dukagjinin, njofton Klankosova.tv.
Java e 32-të do të mbyllet të dielën me dy ndeshje të tjera të ngjeshura.
Drita do të përballet me Llapin, ndërsa Suhareka do të ndeshet me Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje fillojnë në orën 15:00, përveç përballjes Prishtina-Ballkani, e cila do të zhvillohet në orën 20:00./Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.