Lajmet e fundit

Dy sportele në pikën e kalimit kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.
Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemin në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport
“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, – thuhet në njoftim.
Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.