Lajmet e fundit

Kampionia olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi është gati tu kthehet garave ndërkombëtare.
Këtë lajm e bëri publik vetë trajneri i saj Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Sot përfundoj rehabilitimi 1 mujor në Slloveni nën përkujdesjen e Dr Mit Bračič dhe Majlinda po ndjehet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive!
Falënderojmë KOK që mbuloj shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit,nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të juniorëve tona e mandej në vendlindje!
#tokyo2020” transmeton Klan Kosova